Barcelona është skuadra favorite për ta fituar këtë edicion Ligën e Kampionëve.
Të udhëhequr nga futbollisti i jashtëzakonshëm Lionel Messi, katalunasit kanë kaluar pa problem Grupin B ku ishin së bashku me Tottenhamin, Interin dhe PSV-në.
Katalunasit kanë kaluar na raundin tjetër dhe të hënën janë në pritje të kundërshtarit të radhës.
Liverpool, Schalke 04, Ajax, Lyon, Manchester United dhe Roma janë kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës.
Por sipas një sondazhi nga Mundo Deportivo, tifozët kataluans duan që klubi i tyre të përballet me Romën për hakmarrje.
Barcelona edicionin e kaluar kishte triumfuar në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Romës 4-1 në Camp Nou, por në Olimpico italianët kishin bërë një rikthim të jashtëzakonshëm duke fituar 3-0 dhe duke e eliminuar Barcelonën.
Gjithnjë sipas Mundo Deportivos edhe lojtarët e klubit katalunas dhe stafi i Barcelonës duan një përballje me Romën.
Shorti për raundin tjetër në Ligën e Kampionëve do të hidhet të hënën, ndërsa në Barcelonë tanimë kanë filluar lutjet që kundërshtari i radhës të jetë Roma. /Telegrafi/