Telegrafi

Të gjithë në Britani po vendosin një karficë – për një arsye shumë prekëse! (Foto)

Kur raportet e krimit të urrejtjes kanë shënuar rritje pas referendumit të BE-së, qindra njerëz në Britani po ndërgjegjësohen duke vendosur një “karficë sigurie” në rrobat e tyre, me për të treguar solidaritet kundër racizmit.

“Është e thjeshtë, sepse nuk ju duhet të dilni jashtë për ta blerë atë, nuk ka gjuhë apo slogane politike të përfshira. Është vetëm një sinjal i vogël që u tregon njerëzve të cilët përballen me krimet e urrejtjes se ata nuk janë vetëm dhe se e drejta e tyre për të jetuar në Britaninë e Madhe mbështetet nga ne”.

Që nga e marta, përcjell Shekulli, kur një video raciste në Mançester u publikua në media, sugjerimi është përhapur jashtëzakonisht.

Tre adoleshentë britanikë u arrestuan dje pasi përdorën fjalë raciste ndaj një pasagjeri në tramvaj, të cilit i kërkonin të kthehej në Afrikë.