Telegrafi

Të gjithë ndalen, CR7 nuk ndalet – Reali dyfishon epërsinë (Video)

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e dytë për Real Madridin ndaj Sevillas në derbin e kësaj xhiroje në La Liga.

Reali dyfishoi kështu epërsinë në 2-0 dhe sigurt po shkon drejt fitores.

Ishte një pasim nga Marco Asensio ai që e gjeti Ronaldon para portierit në situatë një me një.

Dhe pikërisht këto situata i pëlqen Cristiano, pasi me një goditje të ulët arriti të fusë topin në rrjetë duke lënë pa gajsa portierin rival.

Real Madridi me një fitore do të ngushtonte epërsinë në tabelë me Barcelonën.

Më parë Nacho realizio për 1-0 dhe epërsinë.

Ky gol i Ronaldos vjen pasi ai prezantoi Topin e pestë të Artë para tifozëve në Bernabeu.

/Telegrafi/