Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, bashkë me operatorët mobil Vala dhe Z Mobile, kanë lansuar kampanjën për mbështetjen e fushatës në mbrojtje të mjedisit.
Çdo qytetarë nga sot do të mund të kontribuojë me një euro, duke ndihmuar kështu grupet vullnetare që janë pjesë e kësaj iniciative.
Koordinatori i kësaj iniciative, Luan Hasanaj, përveç qytetarëve ka kërkuar ndihmë edhe nga institucionet, që së bashku të ndihmojnë në ruajtjen e ambientit.
Gjatë konferencës së sotme Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, ka lansuar edhe një video promocionale. /Telegrafi/