Telegrafi

Të gjithë meshkujt e duan fatin e tij (Foto)

Robin Thicke është fotografuar me të dashurën e tij, April Love Geary, në Bahama.

Kantautori amerikano-kanadez u nda nga gruaja Paula Patton në vitin 2014 dhe tashmë e ka finalizuar divorcin.

Mirëpo, ai nuk ka qëndruar duarkryq, por e ka gjetur një modele për të dashur, e cila është 18 vjet më e re se këngëtari.

39-vjeçari është fotografuar nga paparacit në plazh me të dashurën e tij, por edhe me disa femra të tjera që i kanë shoqëruar. /Telegrafi/