Tingulli i përplasjes së kokës së adoleshentit australian në dysheme, është filmuar me kamerë dhe pamjet e këtij momenti po qarkullojnë në rrjetet sociale në mbarë botën, si shembull i “tiranisë” kundër atyre që nuk bartin maska mbrojtëse.
Megjithatë pjesa e rrëfimit sa i përket maskave është gënjeshtër. Në video shihet se si punonjësi i sigurimit e kap për shpine një djalë të ri i cili ngufatet dhe më pas e përplas për tokë derisa me kokë e godet fuqishëm dyshemenë. Punonjësi i sigurimit më pas e ngrit sërish dhe e bartë sikur të ishte tepih – e nxjerrë nga lokali, transmeton Telegrafi.
Është konstatuar se incidenti ka ndodhur në fillim të këtij muaji brenda një pabi të hotelit jo larg Melbourne, kurse adoleshenti i paidentifikuar është nxjerrë për shkak të sjelljeve të pahijshme, thuhet në raportin e mediave lokale.
Dëshmitarët okularë kanë thënë se 18-vjeçari para filmimit të incidentit ishte nxjerrë nga pabi, por më pas ishte futur tinëzisht për t’ju bashkuar miqve.
E kur sigurimi e kapi për herë të dytë të riun, ai u iku duke kërcyer mbi banak dhe më pas e ka “qerasi” veten me një birrë.
Aty punonjësi i sigurimit e kapi, duke e goditur me shuplakë në kokë dhe ngufatur derisa nuk humbi vetëdijen, kanë bërë të ditur dëshmitarët.
Pamjet tregojnë pjesën tjetër se çfarë ka ndodhur, edhe pse të pranishmit nuk kanë reaguar kur i riu u përplas me kokë në dysheme.
Videoja brutale është shpërndarë në rrjete sociale, duke dhënë përfundime të rrejshme, me apo pa qëllim, përfshirë edhe disave që kanë shkruar se i riu është nxjerr me dhunë jashtë sepse nuk barte maskë mbrojtëse. E një prej tyre është Chuck Calesto, kandidati republikan për Kongres.
Konservatori Ian Miles Cheong është munduar ta shpjegoj situatën, duke u bërë thirrjeve 317 mijë ndjekësve të tij në Twitter, që të mos jenë viktima të vlerësimeve të ndryshme. Ai shtoi se “nuk duhet shpikur gënjeshtra që të luftoni kundër tiranisë”.
This has literally nothing to do with masks but carry on. People sure love their confirmation bias. No doubt I'll get hate just for clarifying what happened here. https://t.co/TPDjWETEV1 https://t.co/pZ9MBBBiFu
— Ian Miles Cheong (@stillgray) November 25, 2020
E të tjerët kanë theksuar se pavarësisht se çfarë ka quar në nxjerrjen e tij nga lokali, sjellja e sigurimit ka qenë e papranueshme.
Në anën tjetër policia po heton incidentin, kurse adoleshenti i paidentifikuar ka thënë se ka mundur ta pësojë me jetë kur e përplasi kokën në dysheme.
Zëdhënësi i hotelit ka deklaruar se punonjësi i sigurimit vazhdon të jetë në krye të detyrës, por se i është tërhequr vërejtja sepse ky incident ka mundur të kryhet në mënyra tjera më të lehta. /Telegrafi/