Site icon Telegrafi

Të gjithë mendonin se po lutej në kishë, në karrigen e foshnjës kishte fshehur telefonin – po shikonte ndeshjen Liverpool-Man City (Video)

Një burrë i paidentifikuar gjatë kohës sa kishte qëndruar në kishë, kishte shfrytëzuar qetësinë që mbizotëronte me qëllim që ta shikonte ndeshjen e shumëpritur në futbollin anglez.

Gjatë ndeshjes që ishte zhvilluar gjatë vikendit mes Liverpoolit dhe Manchester City (4:3), ky burrë nuk kishte shkuar në shtëpinë e zotit për t’u lutur apo për dashurinë e madhe për djalin, por për ta shikuar i qetë transmetimin live të ndeshjes, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë brenda një kohe të shkurtër është bërë virale. Ai e kishte fshehur telefonin e mençur në karrigen e foshnjës, por e kishte montuar në atë pozitë që të mund ta shikonte ndeshjen derisa të gjithë tjerët që ishin brenda kishës po luteshin. /Telegrafi/

Exit mobile version