Aktorja dhe modelja Julia Fox tregoi në TikTok-un e saj se si duket apartamenti i saj me dy dhoma në Manhattan, ku jeton me djalin e saj Valentino dy-vjeçar.
Julia u bë e njohur për publikun më së shumti për shkak të lidhjes me reperin Kanye West, ndërsa për stilin e saj u quajt vajza “It”.
Për shkak të kësaj, shumë arritën në përfundimin se ajo bën një jetë luksoze, por ajo vërtetoi pikërisht të kundërtën me videon e saj të fundit në TikTok.
Ajo në fillim të videos tha se e di që shumë do ta kritikojnë për pamjen e hapësirës së saj të jetesës, por dëshiron të jetë sa më transparente e mundshme.
“Nuk më pëlqen kur njerëzit tregojnë shumë pasurinë e tyre, më bën të ndihem keq, veçanërisht kur njerëzit kanë shtëpi vërtet të mëdha. Është vërtet kot kur ka kaq shumë njerëz të pastrehë në këtë vend dhe unë thjesht nuk jam e tillë”, tha Fox.
Ajo zbuloi se e kishte kthyer dhomën e saj të gjumit në dhomë të zhveshjes dhe dhomën e lojërave të djalit të saj, kështu që e zhvendosi krevatin e saj në dhomën e ndenjes.
“Kam edhe kuti këpucësh në kuzhinë, gjë që është shumë e zakonshme për njujorkezët”, shtoi ajo.
@juliafoxCome with me on a very underwhelming apartment tour! also to clarify I have only ONE mouse and he’s cute ?
Ajo tregoi edhe dhomën e djalit të saj, të cilën ai nuk e përdor ende, sepse ai ende fle me të, si shumica e fëmijëve të vegjël. Përveç kësaj, ajo ka treguar edhe banjën e saj të vogël.
Julia pranoi se kishte probleme edhe me minjtë, por u është mirënjohëse për pastrimin e thërrimeve përreth banesës. Ajo e quajti një zhgënjim xhiron e saj në apartament. /Telegrafi/