Site icon Telegrafi

Të gjithë mbetën të shokuar kur ai piu helmin: Slobodan Praljak e kishte edhe një mesazh të fundit për gjeneralët (Video)

Një nga gjashtë ish-udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës, Slobodan Praljak, ka gjetur vdekjen pasi ka pirë helm, gjatë një seance dëgjimore për apel për krime lufte në Hagë.

Një veprim të tillë, përcjell Telegrafi, Praljak e kishte bërë pasi kishte dëgjuar se ai do ta vuajë dënimin e tij prej 20 vitesh burg.

Ai u dënua me 20 vjet burgim në vitin 2013 për krime në Lindje të Mostarit.

Lexo po ashtu Një avokat tregon se si i dyshuari për krime lufte në Bosnjë ka mundur ta fuste “helmin që e piu” në gjykatë (Video)

Pas këtij veprimi, gjykata e kishte suspenduar seancën.

Ndërkohë, mediat kroate kanë shkruar rreth mesazhit të fundit që ua kishte dërguar Praljak, gjeneralëve, para se të ndërmerrte një veprim të tillë.

“Jetoni dhe luftoni, mos përfundoni si unë. Mos u dorëzoni kurrë!”, citohet të ketë thënë Praljak, përcjell Telegrafi.

I njëjti burim raporton se Praljak kishte pirë cianid në sallën e gjyqit, i cili më në fund e vrau. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0U4rQ554XWo

Exit mobile version