Në kohën e sotme është e vështirë të mendohet pa aparatet Wi-Fi.
Agjencia shëndetësore britanike ka bërë një studim në të cilin është treguar që shumë keq ndikojnë në zhvillimin e bimëve, por edhe të njerëzve, transmeton Telegrafi.
Për shkak të lidhjeve në internet, aparatet tona pa tela – telefonat, tabletët dhe laptopët përdorin orientuesit, ndërkaq ndërprerësi i tyre emeton valë elektromagnetike apo sinjale WLAN, të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.
Agjencia shëndetësore britanike ka bërë studimin në të cilin është treguar që orientuesit ndikojnë keq në zhvillimin e bimëve, por edhe në shëndetin e njerëzve.
Pasojat e ekspozimit të tepruar ndaj Wi-Fi-së:
– dhembje e fuqishme e përhershme e kokës
– lodhje kronike
– pagjumësia
– dhembje e veshëve
– shpërqendrimi
Gjëja kryesore të cilën mund ta bëni është që në ndonjë mënyrë të mbroheni nga ndikimi destruktiv i teknologjisë.
Për fillim, përpiquni që të mos flini në lokalet ku gjenden shumë aparate.
Sajti Naturalandhealthyworld.com ka zbuluar këshillat me të cilat me siguri dhe pjesërisht do të ulni dëmin e riorientuesve: shkyçni Wi-Fi-në kur nuk e përdorni.
Para se të shkoni të flini shkyçni programet Wi-Fi, mos e vendosni ruterin në kuzhinë apo në dhomë të gjumit, në vend të telefonave pa tel, përdorni ata me tel. /Telegrafi/