Telegrafi

Të gjithë lojtarët e përshëndetën Zidanen pas largimit, përveç njërit – vazhdon thyerja me Gareth Balen, që e kishte shndërruar në lojtar stoli

MADRID, SPAIN - FEBRUARY 18: during the La Liga match between Real Madrid CF and RCD Espanyol at Estadio Santiago Bernabeu on February 18, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Zinedine Zidane nuk është më trajneri i Real Madrid dhe këtë e ka konfirmuar në konferencën e mbajtur të enjten.

Në dy vite e gjysmë ai fitoi gjithçka çka fitohet, madje edhe më shumë, duke marrë tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Në vend të tij me gjasë të madhe do të ulet Mauricio Pochettino.

Pochettino – Zidane (Getty Images)

Pas lajmit për largimin nga Real Madridi, shumica e yjeve të skuadrës e kanë përshëndetur.

Mesazhe të bukura nga yjet si Cristiano Ronaldo, Kapiteni Sergio Ramos, pastaj edhe nga Benzema, Modric apo Kroos, por njëri ka heshtur.

Gareth Bale ka mbajtur heshtje, duke mbajtur ende inat për lënin në stol në shumë ndeshje.

Gareth Bale e Zinedine Zidane . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Uellsiani ishte në stol edhe finalen ndaj Liverpool, por kur u fut shënoi dy gola.

Bale nuk është se ka qenë jo aktiv në rrjetet sociale, pasi e ka uruar shokun e skuadrës Lucas Vazquezin për lindjen e fëmijës së tij. /Telegrafi/