Site icon Telegrafi

Të gjithë lojtarët e Liverpoolit kanë mbajtur nga një fjalim motivues para finales ndaj Tottenhamit

Festa e Liverpoolit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Strurridge, ka zbuluar se The Reds kanë zhvilluar një bisedë të gjatë para triumfit në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit.

Golat nga Mohamed Salah dhe Divock Origi bën që gjigantë nga Merseyside t’i mposhtin Spurs me rezultat 2-0, për ta fituar trofeun e gjashtë në histori të tyre.

Jurgen Klopp ka humbur tri finale të mëdha, para se të fitonte atë të shtunës së kaluar ndaj Tottenhamit, ndërsa kishin përfunduar në vendin e dytë në Ligën Premier, me një pikë dallim nga Manchester City.

Festa e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Sturridge ka treguar se të gjithë lojtarët e Liverpoolit kishin mbajtur një fjalim të gjatë para finales së Ligës së Kampionëve, në mënyrë që të mos përsëritej finalja e sezonit të kaluar ndaj Real Madridit në Kiev.

“Të gjitha gjërat që i keni humbur, ju i përdorni si mësime për ndeshjet e tjera, të gjitha dhimbjet, zemrat e lënduara, ju bëjnë më të fortë në sfidat e së ardhmes”, ka thënë sulmuesi anglez.

Lexo po ashtu Sturridge fiton dy trofe pa luajtur asnjë minutë në finalet e Ligës së Kampionëve

“Më pastaj ju vjen shansi për një finale të tillë dhe ju thoni, në rregull, të shikojmë se çfarë kemi mësuar nga e kaluara”.

“Para ndeshjes të gjithë ishim të emocionuar dhe flisnim pak. Por, kur përfundoi pjesa e parë dhe ishim duke fituar 1-0, situata ndryshoi, pasi të gjithë kemi thënë se nuk duhet ta lëshojmë këtë rast, duhet ta fitojmë trofeun me çdo kusht”, ka shtuar më tej Sturridge. /Telegrafi/

Exit mobile version