Një vajze e re kishte vendosur t’i hakmerret në mënyrën më të mirë të mundshme partnerit që e kishte tradhtuar, ajo e braktisi atë pikërisht në ditën kur po festonte 21 vjetorin e lindjes dhe në prezencë të ftuarve në aheng i tha se lidhja e tyre ka marrë fund.
Tiana Peresa nga Houston, Teksas, kishte vendosur t’i japë fund lidhjes pasi zbuloi se i dashuri i kishte dërguar mesazhe të “nxehta” një vajze tjetër, transmeton Telegrafi.
Videoja e publikuar nga pjesëmarrësit në aheng është bërë virale, ku shihen Tiana se si i jep fund lidhjes në prezencë të ftuarve.
Në fillim të videos Tiana shihet e rrethuar nga miqtë në kuzhinë, dhe kur të gjithë u ndalën dhe prisnin një fjalë rasti nga Tiana, ajo i befasoi të gjithë kur e përmendi emrin e tashmë ish-partnerit Santos.
“Falënderojë Santosin që më ka bërë të kuptoj se meritoj shumë më shumë. Kjo për faktin se të gjithë këtu e dinë se t’i je munduar të shkosh në shtrat me një tjetër. Të gjithë i kanë parë mesazhet dhe videot e nxehta në telefon”, ka deklaruar Tiana.
Por, situata sa vinte e bëhej edhe më e pakëndshme për Santosin, të cilit ia numëroi të gjitha ato që i dinte partnerja.
“I ke dërguar fotografinë e njëjtë që pikërisht ma ke dërguar edhe mua sot”, ka shtuar Tiana, derisa vëllai i saj shihej duke ia bërë çantën gati ish-partnerit të saj që largohet me fytyrë të skuqur.
Që kur Tiana e ka shpërndarë videon në profilin e saj në Twitter, është shikuar mbi 5.8 milionë herë. Dhe për ta bërë më interesant situatën, më vonë postoi një status tjetër që ua bënte me dije të gjithë meshkujve se është beqare. /Telegrafi/