Telegrafi

Të gjithë kanë pritur më shumë nga Ronaldo

Vetëm dy gola në pesë ndeshje – kjo është paraqitje zhgënjyese për një ‘makinë golash’ si Cristiano Ronaldo.

Bashkëlojtari i tij te Portugalia, Andre Gomes, ka pranuar se të gjithë kanë pritur paraqitje më të mira nga superylli i Real Madridit.

“Nuk është momenti që të flasim për individë. Cristiano angazhohet për skuadrën që është gjëja më e rëndësishme. Këtu janë 23 lojtarë”.

“Ai ka shënuar dy gola – ne ndoshta kemi pritur më shumë, kjo është e vërtetë”, ka thënë Gomes.

CR7 theu rekord duke shënuar në Kampionatin e katërt Evropian, me dy golat ndaj Hungarisë në barazimin 3-3. Por, ajo ishte e vetmja ndeshje, në të cilën ai ka realizuar. /Telegrafi/