Për këtë racizëm janë fajtorë interneti, programet televizive, por edhe librat që i lexojmë- thonë kërkuesit amerikanë. Ata kanë bërë një test me participantët, i cili ka treguar se të gjithë kemi paragjykime edhe pse shpesh nuk besojmë tek ato.
Autorët e studimit kanë përdorur një test fjalësh. Participantëve iu janë dhënë fjalë, të cilat është dashur t’i lidhin me fytyrat e njerëzve. Shumica prej tyre, fjalën armë e kanë lidhur me të zinjtë, ndërsa ngjashëm kanë vepruar edhe me fjalën dhunë.
“Shumica e njerëzve i lidhin të zinjtë me dhunën dhe ky është paragjykim universal”, thonë autorët.
Sipas tyre, paragjykimet gjatë jetës i krijojnë të gjitha gjërat që i kemi lexuar nëpër libra apo parë në televizor ose në internet.
Mirëpo, thonë ata, është e rëndësishme mënyra se si sillen njerëzit ndaj njëri-tjetrit, dhe jo mënyra instinktive e reagimit të tyre, në bazë të asaj që kanë dëgjuar ose parë. /Telegrafi/