Site icon Telegrafi

“Të gjithë jemi Barcelona”, arsyeja pse Barça nuk ka emrat e lojtarëve në fanellë ndaj Betisit (Foto)

Barcelona sezonin 2017/18 në La Liga do e fillojë ndaj Real Betisit.

Qyteti i bukur spanjoll këtë javë u shokua nga sulmet terroriste që ndodhën të enjten në Barcelonë dhe Cambris.

Një minutë heshtje

Dhe për nder të viktimave klubi spanjoll ka vendosur që të heq emrat e lojtarëve nga fanellat, duke shkuar vetëm ‘Barcelona’.

Ndërsa ‘të gjithë jemi Barcelona’ është moto që skuadra katalunase ka zgjedhur në rrjetet sociale për këtë gjest të bukur që kanë bërë.

Ndeshja e ardhshme e Barces është ndaj Alaves. /Telegrafi/

Exit mobile version