Site icon Telegrafi

Të gjithë janë të çmendur pas “këpucëve Bush”

Ramazan Baydan, pronari i fabrikës e cila bart emrin e tij, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve DPA se këtë javë ka pranuar kërkesa për 300.000 palë këpucë të tilla.

"Ka pasur edhe të atillë që kanë ardhur edhe nga Amerika dhe ka kërkuar të drejtën për distribucion", ka thënë ai.

Baydan së shpejti ka për qëllim të riemërojë modelin e këpucëve të lëkurës në “këpucët Bush”. Ato në tregun me shumicë në Turqi mund të blihen për rreth tridhjetë euro.

Exit mobile version