Telegrafi

“Të gjithë ishin në gjumë, kur zbritën maskat e oksigjenit”: Aeroplani “zhytet për 9,500 metra” pas humbjes së presionit të ajrit (Foto/Video)

Pasagjerët kishin përjetuar momente tmerri kur një aeroplan turistësh që fluturonte jashtë Turqisë, pas një humbjeje të papritur të presionit të kabinës, në rreth 10 mijë metra lartësi.

Kjo dukuri, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kishte bërë që të shkaktohej edhe një “zhytje në 500 metra në vetëm pesë minuta”.

Dhe për fatin e mirë të tyre, aeroplani në të cilin gjendeshin 226 pasagjerë dhe ekuipazhi bëri një ulje të suksesshme emergjente në aeroportin Volgograd në jug të Rusisë.

Disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe psikologjike pas incidentit “të tmerrshëm”, citohet të ketë thënë një burim aeroporti.

Aeroplani turk ishte në rrugë nga Antalia në Chelyabinsk në rajonin e Uraleve ruse, kur ai u përball me këto telashe – të cilat sipas raporteve të pakonfirmuara kishte ardhur si pasojë e një dështimi në motor.

Një pasagjere tha: “Ishte kaq e frikshme. Njerëzit në bord ishin në panik”.

“Të gjithë ishin në gjumë kur maska e oksigjenit zbriti, fëmijët filluan të bërtisnin”.

Një tjetër pasagjer tha: “Duke zbritur nga 10,000 metra në 500 metra brenda pesë minutash, shumë e frikshme!!!” /Telegrafi/