Topat e vegjël të cilët gjenden në pothuajse të gjitha qendrat tregtare ku ka lodra për fëmijë, janë të rrezikshëm për shëndetin e të vegjëlve.
Një kompani britanike deklaroi se 99.9 për qind e këtyre topave janë plot me mikrobe, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Për ta vërtetuar këtë, ata intervistuan dhjetëra punëtorë që rrëfenin se topat pastrohen shumë rrallë dhe fëmijët shpeshherë derdhin lëngje apo vjellin në ta.
Megjithëse kjo kompani nuk ka bërë ndonjë studim shkencor për këtë temë, kërkimet konfirmojnë se këta topa kanë baktere që potencialisht janë të dëshmshme për fëmijët.