Seriali “Fate të Kryqëzuara” ka bërë tashmë për vete shumë ndjekës të rregullt nga trevat shqiptare.
Kjo telenovelë e cila ka më shumë se një vit që transmetohet në kanalet shqiptare, ka sjell brenda saj personazhe të ndryshme, të cilat kanë fituar simpatinë e publikut.
Një nga rolet negative të këtij seriali, është teto “Mahide”, një grua në moshë e cila thur kurthe dhe intriga për t’u hakmarrë ndaj personave që i kanë shkaktuar dhimbje në kaluarën.
Mund të mos jetë një personazh i dashur për publikun brenda në serial, por në fakt “Fate të Kryqëzuara” kanë fatin e madh të kenë në kastin e tyre një aktore të tillë.
“Mahide”, emri i vërtet i së cilës në jetën reale është Hümeyra Akbay, në Turqi është një artiste e popullit.
Puna dhe kontributi i saj artistik ndër vite ka bërë që ajo sot të gëzojë këtë dekoratë të tillë në shtetin turk. /Telegrafi/