Prishtinasit kanë tentuar të marrin së paku gjashtë futbollistë, prej të cilëve kanë marrë përgjigje negative. Dikush se është i lumtur në skuadrën, dikush që ka kontratë, e dikush që do të vazhdojë t’i mbetet besnik skuadrës së tij, por gjithsesi një gjë është e sigurt: Tregu është i varfër dhe afatin kalimtar të Prishtinës mund ta shpëtojë vetëm ndonjë mrekulli.
Astrit Fazliu (Ferizaj), Semir Zeneli (Llamkos Kosova), Xhevdet Shabani (Drita), Ahmet Haliti (Hysi), Argjend Bardhi (Feronikeli) dhe së fundmi Shpëtim Babaj (Trepça ’89) kanë qenë në ‘radarin’ e prishtinasve, por asnjëri prej tyre nuk do t’i përforcojë ata. Ndër ‘jo’-të më ‘spektakolare’ ishte ajo e Fazliut. Sulmuesi ferizajas refuzoi skuadrën që e ‘shqelmoi’ atë para disa muajsh, duke e konsideruar të panevojshëm për ekipin. Ai mori 3-4 thirrje nga Tovërlani në javët e fundit. /Tribuna/Telegrafi/