Gruaja në imazhin viral e ka shitur fotografinë origjinale për 473 mijë dollarë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Zoë Roth, tani 21-vjeçare, u bë virale në internet kur u fotografua në moshën katërvjeçare duke qëndruar para një ndërtese që mori flakë me një ‘buzëqeshje djallëzore’ në fytyrën e saj.
Roth e shiti atë fotografi në një ankand të enjten tek njësia e të dhënave “NFT” – që do të sigurojë certifikatën dixhitale të pronësisë.
Në muajin janar të vitit 2005, Zoë Roth dhe babai i saj Dave shkuan për të parë ndërtesën, të cilës iu vu flaka me qëllim për të pastruar një pronë – në lagjen e tyre në Mebane, Karolinë e Veriut.
Roth, një fotograf fillestar, ia bëri një foto vajzës së tij teksa ajo buzëqeshte në ‘mënyrë djallëzore’ para zjarrit. /Telegrafi/