Tashmë e dimë se është kompania numër 1 në vend dhe Auto Mita dominimin e vet ka shtrirë edhe në panairin më të madh të veturave në vend, Prishtina International Auto Show 2019.
Auto Mita rrëmbeu vëendjen në këtë panair duke lansuar veturën numër 1 në botë, Nissan LEAF e cila është vetura e vetme elektrike në panair.
Ishte pikërisht kjo veturë nga modeli i Nissan që pushtoi Evropën e cila edhe arriti të mahnisë të pranishmit në këtë panair.
Por, kjo ishte vetë pjesa ana e parë e “medaljes” pasi që adhuruesit e veturave u mahnitën veçanërisht nga rikthimi i ofertës më të mirë nga Auto Mita, 5-shes perfekte.
5-shja perfekte u prezantua edhe para të pranishmëve në panair duke u dëshmuar si oferta më e kërkuar dhe më e mirë e vitit.
Për një kohë shumë të shkurtër klientët do të mund të përfitojnë pesë benefite si askund tjetër ndër to është interesi më i mirë me vetëm 3.96%.
– 5 vite garancion
– Servisimi i parë gratis
– Rezervari i parë me derivate gratis nga HIB
– Kasko e parë Gratis nga SIGMA
– Interesi më i mirë prej vetëm 3.96%
Këto oferta në Auto Mita vlejnë për brendet Renault, Nissan dhe Dacia krahas çmimeve super speciale për modelet tani më të popullarizuara në Kosovë si Dacia Sandero dhe Dacia Duster, e Renault Clip dhe Renault Captur ashtu sikurse Nissan Qashqai dhe X-Trail.
Oferta nga Auto Mita e 5-shes perfekte e prezantuar në panair është e limituar. /Telegrafi/