Benny Harlem është këngëtar, kompozitor dhe model, dhe çfarë është më e rëndësishme baba i mrekullueshëm. Benny dhe vajza e tij 6-vjeçe Jaxyn, janë duke fituar çdo herë e më shumë vëmendjen e njerëzve, për shkak të raporteve të tyre të veçanta dhe pamjes së tyre unike.
Ky baba i mrekullueshëm lirisht mund të thuhet se shërben si shembull për bijën e tij të vogël, rreth asaj se si duhet pasur vetëbesim në çdo gjë, dhe se si duhet përqafuar trashëgimia, transmeton Telegrafi.
Benny thotë se puna e tij si prind është të mbroj dhe inkurajoj rritjen e vajzës së tij. Duke treguar kujdes dhe vëmendje të madhe, ai shpreson që Jaxyn do të rritet me një person të sigurt dhe të fortë.
Por dashuria dhe raportet e tyre të mrekullueshme, nuk janë e vetmja gjë e mirë dhe që i bën njerëzit t’i duan – ata gjithashtu kanë një stil unik të frizurës. /Telegrafi/