Site icon Telegrafi

“Të gjithë e dinë se Rusia është përzier në zgjedhjet në SHBA”

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, deklaroi sot se Rusia është përzier në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe në gjithë botën, dhe se këtë e dinë të gjithë, pavarësisht refuzimit të presidentit Donald Trump që ta thotë një gjë të tillë.

Sipas saj, Trumpi, në takimin me homologun e tij rus Vladimir Putin në Hamburg, “kishte dëshiruar që ta shikojë në sy dhe t’ia bëjë me dije se ne e dimë që jeni përfshirë në zgjedhjet tona”.

“Të gjithë e dinë se Rusia është përzier në zgjedhjet tona”, ka thënë Haley për CNN, transmeton AFP. “Dhe këtë nuk e themi vetëm ne. Mendoj se do të dëgjoni edhe liderët tjerë ta thonë këtë”.

Sipas saj, demanti nga pala ruse është i pritur.

“Në këtë mënyrë Rusia do të mundohet ta shpëtojë fytyrën. Por, nuk munden. Nuk munden”, ka thënë diplomatja amerikane.

E pyetur se me cilat sanksione konkrete Moska do të mund të përballet, ambasadorja amerikane ka thënë se për këtë duhet pyetur presidenti Trump. /KosovaPress/

Exit mobile version