Telegrafi

Të gjithë duhet të marrin aspirinë

Një studim, në të cilin kanë marrë pjesë 12.000 vullnetarë, ka treguar se shumica e meshkujve më të vjetër se 48 vjet dhe shumica e femrave mbi 57 vjet, kanë dobi nga marrja e aspirinës e cila vepron në gjak duke penguar formimin e trombëve (që janë pasojë e koagulimit të gjakut) të rrezikshëm.

Duke marrë parasysh rrezikun e këtyre personave mbi moshën e shënuar më lartë, shkencëtarët kanë rekomanduar që secili prej tyre ta përdorë aspirinën (100 mg), pasi që dobia është shumë më madhe se efektet anësore.