Telegrafi

Të gjithë duan ta shohin Fjollën si në këtë fotografi

Në fundjavën e kaluar, Fjolla Morina pësoi një aksident komunikacioni, ku fillimisht u tha se gjendja e saj ishte shumë e rëndë, mirëpo më pas këngëtarja doli me një deklaratë duke thënë se ishte mirë dhe po e merrte veten.

Ajo u kthye në shtëpi, ndërsa ka postuar edhe fotografi, ku shfaqej me dorën në allçi dhe qafën e fiksuar.

Mirëpo, gjatë të dielës, ajo e ka publikuar një imazh, në të cilën ka pozuar me vajzën e saj, kurse nuk vërehet asnjë shenjë nga aksidenti.

Nuk dihet nëse fotografia është bërë para aksidentit, apo tani, por ndjekësit e këngëtares e kanë shprehur gëzimin e tyre kur e kanë parë fotografinë. /Telegrafi/