Një Tesla Model 3 i mbijetoi një stuhie në Holandë javën e kaluar.
Kjo sipas disa imazheve të ndara nga përdoruesi Ali Lakrakbi kur ky model kishte mbetur i paprekur nga rënia e një peme masive mbi automjet, duke habitur të gjithë, transmeton Telegrafi.
Kemi parë edhe raste të tjera kur makinat mund të jenë dëmtuar nga rënia e pemëve për shkak të stuhive të forta, por ky incident duket si një rast i rrallë, pasi automjeti ishte plotësisht i paprekur, nga ajo çfarë shihet në disa imazhe dhe video.
A friend from NL just parked his car, 2 min later he received an alarm notification in his phone, he checked sentry and found a full tree laying over his car, he was very lucky he was not inside, but he was even more impressed on the little impact on the car. @elonmusk pic.twitter.com/6wONv6uDID
— Ali Lakrakbi ?? ?? (@alilakrakbi) July 5, 2023
Aplikacioni Tesla e njoftoi pronarin për incidentin me një alarm, kur gjeti se një pemë e tërë kishte rënë mbi makinën e tij. Fatmirësisht, ai nuk kishte qenë brenda automjetit dhe duket se askush nuk u lëndua.