Portieri i Brighton, Robert Sanchez, ishte me fat që shmangu një ndëshkim së paku me kartonë të verdhë pasi ndërhyrje frikshëm ndaj Luis Diaz në ndeshjen e sotme (e shtunë) në Ligën Premier.
Liverpooli triumfoi me rezultat 2-0 në udhëtim te Brightoni në ndeshjen e zhvilluar në ‘Amex Stadium’, të vlefshme për javën e 29-të.
Golat në këtë fitore të Reds u shënuan nga Luis Diaz në minutën e 20-të dhe Mohamed Salah në minutën e 61-të.
Megjithatë, një moment tek goli i parë i shënuar nga kolumbiani Diaz, ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen dhe është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale.
Diaz ishte i vetëm me portierin kundërshtar pas një asistimi të Joel Matip, por pasi goditi topin me kokë, ai u godit në gjoks dhe fytyrë nga Sanchez.
Topi i goditur nga Diaz shkoi në portë, por sulmuesi mbeti i shtrirë në tokë pas përplasjes së dhimbshme.
Incidenti u shqyrtua nga VAR-i dhe goli u lejua të qëndronte, ndërsa Sanchez shmangu një ndëshkim me karton të kuq apo së paku të verdhë për ndërhyrjen e tij të ashpër.
Çuditërisht, gjyqtari Mike Dean vendosi të mos ndëshkojë portierin e Brighton.
Ky vendim i gjyqtarit ka befasuar të gjithë, me shumë tifozë dhe njohës të futbollit që kanë komentuar në rrjetet sociale.
“Si mund të pretendojnë njerëzit që ky nuk është një i kuq”, shkroi një tifoz, ndërsa një tjetër shtoi: “Ky është një karton i kuq i qartë dhe i dukshëm dhe goli gjithashtu duhet të qëndrojë”. /Telegrafi/
https://twitter.com/IdrissaSonko13/status/1502636737063014404
¡Así fue el gol de Lucho Díaz contra Brighton!
¿Debió ser expulsado el arquero de Brighton? pic.twitter.com/G8FX7Gv5T9
— Baloa ⚽️ (@BaloaFutbol) March 12, 2022
¡El gol de 'Luisito' Díaz en la victoria parcial del Liverpool 1-0 sobre el Brighton! pic.twitter.com/FxGvGWj8Na
— Tiburon Mi Pasion (@Tiburonpasion) March 12, 2022
Like how can people claim this isnt a red??? pic.twitter.com/AfLlKSc3LH
— Iver (@Iversev2) March 12, 2022
It shouldn’t be enough. That’s the thing. That is a clear and obvious red card and the goal should also stand. How can you dispute that, Jamie?
— Andy ? (@AndyB2708) March 12, 2022