Grupi i tifozëve të Shkëndijës “Ballistët” nga Tetova gjatë ditës së djeshme kanë filluar me aksionin për të mbledhur ndihma për anëtarin e tyre Bajram Azemi, i cili është i palëvizshëm.
“Ballistët” me një postim në Facebook kanë kërkuar ndihmë për Azemin me moton, “Të gjithë për një, një për të gjithë”.
“AKSION I MADH HUMANITARË NGA BALLISTËT !
Familjari, shoku dhe anëtari jonë Bajram Azemi është pa shtëpi të tijën dhe ai jeton në një banesë të cilën e ka shfrytëzuar familja Azemi për të jetuar pa harxhime të qerasë, mirpo të njejtën duhet ta lëshojnë deri në pranverë!
Ata janë në një hall me të cilin nuk do të kishim dëshiruar ta shohim asnji prej nesh!
Nga pamundësia për tu strehuar diku sigurtë ata kërkojnë ndihmë nga çdo bamirës!
Motoja e Ballistëve është shumë e qartë në këtë aspekt!
TË GJITHË PËR NJË … NJË PËR TË GJITHË !!!
TË GJITHË NE PËR TA RIKTHYER HARMONINË E FAMILJES AZEMI NË NJË SHTËPI QË VËRTETË DO TË JETË E BALI BALLISTIT!
Ju apelojmë dhe ju lutemi të gjithve që ta shpërndani këtë postim, njëkohësisht kërkojmë edhe përkrahjen e televizioneve dhe portaleve që të ndihmojnë maksimalisht në këtë aksion humanitarë i cili ka për qëllim zemërgjërsinë tonë si vëllezër!
Për kontakt telefoni ju drejtojmë kryefamiljarin Safet Azemi (071 881 309)
Kurse për të ndihmuar me anë të zhirollogarisë bankare numrin e gjeni këtu:
300007094023159” shkruajtën “Ballistët”.
Edhe në të kaluarën, “Ballistët” janë përfshirë në aksione humanitare dhe në nisma që kanë pasur qëllim ndihmën ku ka pasur nevojë. /Telegrafi/