Site icon Telegrafi

Të gjithë ata që vizitojnë këta ishuj do të fitojnë nga 280 euro (Foto)

Të gjithë ata turistë që i vizitojnë disa nga ishujt që i përkasin ishujve të virgjër të Amerikës do të fitojnë nga 280 euro (300 dollarë), kanë njoftuar autoritetet lokale.

Arsyeja pse autoritetet lokale kanë vendosur të shpërblejnë turistët, është fakti që këta ishujt festojnë 100 vjetorin që kur janë bërë pjesë e SHBA-ve, që i kishte blerë nga Danimarka për 25 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.

Turistët zakonisht e preferojnë këtë parajsë të Karaibeve në tokë, ndërsa tani kanë një arsye më shumë për ta vizituar këtë vend. Kushti i vetëm është se ata detyrohen që të kalojnë më shumë se tri ditë në këtë vend, ndërsa data e mbërritjes duhet të rezervohet para 1 tetorit të këtij viti.

Megjithatë, turistët nuk do të marrin 300 dollarët në kesh, por në formë të letrave më vlerë që do t’i shpenzojnë në udhëtime, zhytje dhe aktivitete tjera të ngjashme.

Ata të cilët do të jenë në këta ishuj gjatë muajit mars kur edhe do të zhvillohet ceremonia e festimit të 100 vjetorit, do të fitojnë edhe nga një dhuratë të veçantë, por deri më tani nuk dihet se për çfarë dhurate bëhet fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version