Site icon Telegrafi

Të gjithë ambasadorët zbarkojnë te Kuvendi, që t’i bindin Veselin, Haradinajn e Thaçin

Mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila i kërkon kryesisë së Kuvendit që ajo të mbahet sonte e ku pritet të shfuqizohet ligji për Gjykatën Speciale, ka mobilizuar të gjithë ambasadorët e vendeve të Quintit, të cilët po vlerësojnë se Kosova me këtë hap po shkon drejt shkatërrimit të ardhmes së saj.

Këtë e ka thënë edhe vet ambasadori amerikan Greg Delawie. Ndërsa, Berat Buzhala përmes një statusi në Facebook, thotë se ai personalisht ka folur në telefon me disa nga këta ambasadorë, dhe e kanë porositë, që t’i bëhet e qartë opinionit se nëse shfuqizohet ky ligj, Kosova do të shkojë drejt izolimit.

“Te gjitha ambasadat e huaja kane zbarku ne oborrin e Kuvendit te Kosoves, per me e binde Hashen, Ramushin e Kadrine mos me e shfuqizu ligjin per Tribunalin Special. Me disa prej diplomateve te vendeve kryesore kam bisedu edhe personalisht ne telefon”.

“Me kane porosite me ju tregu krejtve: Nese anulohet ky ligj, Kosova shkon drejt nje izolimi te ngjashem me Korene e Veriut, pervcse na nuk kemi arme nukleare, por kemi vec pordhe per me e kushtezu boten”, ka shkruar Buzhala./GazetaMetro/

Exit mobile version