Për shtetasit e Maqedonisë të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga shteti janë të mbyllura.
Po ashtu edhe për shtetasit e huaj vendkalimet kufitare janë të mbyllura, përveç kamionëve, përfaqësues të korit diplomatik, që kanë leje paraprake nga MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.
LAMM njofton se komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa nëpër korsi të thata ndërsa dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/