Liga e Kombeve do të zhvillojë gjysmëfinalet e play-offit në të enjten e 8 tetorit.
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup në takimin që fillon në ora 20:45.
Takimet të tjera do të zhvillohen edhe në Grupet A, B, C dhe D derisa më poshtë mund t’i shikoni në renditje të plotë.
Gjysmëfinalet, Grupi A:
Bullgari – Hungari & Islandë – Rumani
Gjysmëfinalet, Grupi B:
Bosnje – Irlandë e Veriut & Sllovaki – Irlandë
Gjysmëfinalet, Grupi C:
Norvegji – Serbi & Skoci – Izrael
Gjysmëfinalet, Grupi D:
Maqedoni e Veriut – Kosovë & Gjeorgji – Bullgari.
Ndeshja Gjeorgji – Bullgari do të fillojë nga ora 18:00, ndërsa gjitha takimet e tjera luhen me fillim nga ora 20:45.
Kujtojmë se fituesi i duelit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të përballet me atë në mes Gjeorgjisë dhe Bullgarisë, në finale të play-offit të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/