Site icon Telegrafi

Të gjitha takimet e komisionerit Hahn në Kosovë (Video)

“Kosova duhet të punojë ende në forcimin e sundimit të ligjit dhe pavarësimin e Gjyqësorit”. Këtë mesazh e ka dhënë komisionari evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Gjatë takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, komisionari Hahn e ka cilësuar si shumë pozitiv rekomandimin e vizave, ndërsa ka shtuar se duhet të përdoren këto mundësi për të pasur zhvillim ekonomik e sundim të ligjit. Kurse, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se rekomandimi për vizat nuk është dhuratë, por meritë e institucioneve të Kosovës, raporton KTV.

Sundimin e ligjit e pavarësimin e Gjyqësorit, Hahn e ka përmendur edhe në konferencën me kryeministrin Isa Mustafa.

Hahn dhe Mustafa kanë folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi. Johannes Hahn ka theksuar se Demarkacioni me Malin e Zi, duhet të zgjidhet sa më parë.

Kryeministri Isa Mustafa ka përsëritur se nuk do të ketë ri-negociim të marrëveshjes me Malin e Zi, derisa është zotuar që ekzekutivi do të punojë ngushtë me opozitën dhe shoqërinë civile, në mënyrë që Marrëveshja për Stabilizim-Asoccim të zbatohet plotësisht.

Exit mobile version