Telegrafi

Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtar të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit të cilët kanë njoftuar se, në saje të intervenimit të shpejtë të ekipeve të kësaj ministrie, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

Sa i përket rrugës Kullë-Rozhajë, në pjesën që është nën përkujdesjen e ekipeve të MTPT ajo është e hapur. Probleme ekzistojnë në pjesën e rrugës që shtrihet brenda territorit të Malit të Zi.

MTPT-ja po ashtu ka njoftuar se pavarësisht vazhdimit të mundshëm të reshjeve, gjendja e rrugëve magjistrale dhe rajonale të Kosovës do të vazhdojë të jetë nën kontroll. /Telegrafi/