Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale në Kosovë janë të kalueshme për qarkullim, por kërkohet përshtatje e shpejtësisë me kushtet e rrugëve dhe motit.
“Gjatë natës së mbrëmshme, kur edhe kanë filluar reshjet e dobëta të borës në vendin tonë, si dhe gjatë ditës së sotshme, kompanitë për mirëmbajtje të rrugëve të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, kanë intervenuar me kripë dhe rërë, në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme në tërë vendin.
Ministria e Infrastrukturës, po ashtu bënë me dije se në kilometrin e 13-të të rrugës N-9, Pejë – Bogë, ka pasur rrëshqitje dheu dhe përkundër faktit që ekipet e mirëmbajtjes janë në terren, nuk përjashtohet mundësia për rrëshqitje të reja të dheut
MI kërkon nga kalimtarët që frekuentojnë këtë segment rrugor të kenë kujdes të shtuar, duke iu përshtatur kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, si dhe të kenë me vete pajisjet dimërore”, thuhet në njoftim.