Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka probleme në asnjë aks rrugor, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, ku qarkullimi bëhet pa zinxhirë dhe zonat problematike janë trajtuar me kripë.
ARRSH bën me dije se “kompanitë me mjetet borëpastruese janë në punë të vazhdueshme për pastrimin e rrugës. Rekomandohet të kalohen me zinxhir: Ura Cerenecit – Steblevë, Dardha në lartësinë mbi 1300 m”, transmeton atsh.
“Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit”, sqarohet në njoftimin e ARRSH. /Telegrafi/