Site icon Telegrafi

Të gjitha rrugët e kalueshme – Abrashi bën apel për vozitje me kujdes

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës gjatë të shtunës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bën thirrje për të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.

Exit mobile version