Kompania suedeze IKEA ka projektuar shtëpizën fantastike në rrotë e cila ka ndikim minimal në ambientin natyror
Shtëpiza është e pajisur me panele solare, tualetin dhe bojlerin ngrohës për pavarësi dhe funksionim të plotë jashtë rrjetit, transmeton Telegrafi.
Disenjatori i IKEA-s, Abbey Stark, ka theksuar që multifunksionaliteti i mobilieve ka rëndësi vendimtare në hapësira të vogla.
Stark, mu në zemër të shtëpisë ka vendosur tavolinën e cila funksionon si vend për punë dhe hapësirë për ngrënie, me sirtarë praktikë për vendosje, por mund të paloset kur nuk përdoret.
“Kam dashur të krijoj hapësirë e cila bazohet në dizajnin skandinav me paletën neutrale të ngjyrës së bardhë dhe ngjyrës së zezë dhe me shumë dru shkëlqyes”, thotë ai.
Kuzhina është e pajisur me pllakën bartëse induktive e cila lehtë mund të paloset kur nuk përdoret.
Banja gjendet në kuzhinë, nga ana tjetër e hapësirës është kabina e dushit.
/Telegrafi/