Telegrafi

Të gjitha modelet Apple iPhone 14 vijnë me 6 GB RAM

Në dy vitet e fundit, një nga mënyrat e shumta që Apple i dalloi iPhone-t e tij Pro dhe jo Pro ishte kapaciteti RAM.

iPhone 12 dhe 12 mini kishin secili nga 4 GB RAM ndërsa 12 Pro dhe 12 Pro Max ishin të pajisur me 6 GB RAM.

I njëjti skenar u luajt vitin e kaluar me 13 mini dhe iPhone 13 përsëri përdori 4 GB RAM ndërsa 13 Pro dhe 13 Pro Max mbajtën epërsinë me 6 GB RAM.

Por tani, Xcode 14 beta konfirmoi se të gjitha modelet e iPhone 14 do të vijnë me 6 GB RAM, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo shënon herën e parë që nga seria iPhone 11 që të gjitha modelet e reja marrin të njëjtën sasi RAM.

Thashethemet e mëparshme sugjeronin se seria iPhone 14 Pro do të sillte RAM më të shpejtë LPDDR5 ndërsa modelet e rregullta 14 do t’i përmbaheshin RAM LPDDR4X. /Telegrafi/