Site icon Telegrafi

Vendimi i Qeverisë, të gjitha masat anti-COVID për sektorin e gastronomisë

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot masa të reja antiCOVID, megjithatë sa i përket sektorit të gastronomisë masat janë të njëjta siç kanë qenë.

Orari i punës për sektorin e gastronomisë vazhdon të jetë deri në ora 23:00, kurse muzika lejohet deri në ora 21:30, transmeton Telegrafi.

Distanca mes tavolinave nëpër lokale duhet të jetë 1 metër, në hapësirat e mbyllura lejohen të ulën katër persona në tavolinë, kurse në hapësirat e hapura deri gjashtë persona.

Lexo po ashtu Qeveria vendos për masa të reja anti-COVID: Vazhdon ora policore, gastronomia deri në orën 23:00, shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi

Vendimi i Qeverisë për gastronominë:

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.3 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës.

Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3.

 Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

-Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:
-Ndërsa paguan porosinë;
-Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;
-Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

Në rastet nga pika 38.1 deri 38.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

 Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

 Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër she.

 Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

 Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

 Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 23:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK). /Telegrafi/

Exit mobile version