Site icon Telegrafi

Të gjitha femrat po çmenden pas kryeministrit kanadez, ndërsa pasi publikoi imazhet me të birin – po kërkojnë të martohen me të (Foto)

Kryeministri kanadez Justin Trudeau 45-vjeç, ka rrëmbyer zemrat e miliona e femrave në mbarë botën, në mesin e të cilave janë edhe zonja të njohura nga Kembrixhi e deri tek Ivanka Trump.

Tani ka “ndezur” rrjetet sociale kur u publikuan fotografitë në të cilat shfaqet si një baba i kujdesshëm, transmeton Telegrafi.

Ai është fotografuar me birin e tij Hadrien, i cili gjatë javës së kaluar e vizitoi derisa kryeministri po qëndronte në zyrën e tij.

Në profilin e tij në Facebook janë shfaqur fotografitë duke luajtur me të birin, ku përbri fotos shkruante: “Kam pasur shoqëri të këndshme sot në zyrë”.

Adhuruesit e tij janë mahnitur me këto fotografi, dhe nuk kanë lënë pa komentuar faktin se si vogëlushi Hadrien i ngjan babait të tij. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version