Site icon Telegrafi

Të gjitha detajet mbi unazën e fejesës së Bella Thorne

Të dielën, Bella Thorne vlerësoi të fejuarin e saj të ri në Instagram, një ditë pasi aktorja 23-vjeçare konfirmoi fejesën e saj me këngëtarin italian, 27 vjeç.

“Ai e di saktësisht stilin tim”, shkroi Thorne në Instagramin e saj, duke treguar unazën e saj të fejesës në formë dardhe.

“Unaza e bukur e Bellas duket se përmban një diamant 3.5 deri në 4-karat në formë dardhe të rrethuar nga një aureolë diamanti dhe vendosur në një brez të zbukuruar me ar të bardhë ose platin”, tha Kathryn Money për Page Six Style.

“Në varësi të cilësisë dhe karakteristikave specifike të gurit në qendër, ne vlerësojmë se kostoja e unazës është midis afërsisht 75 – 125 mijë dollarë”, shtoi ajo.

Tonia Zehrer, nënkryetari i vjetër i Signet Jewellers, gjithashtu peshoi në unazën e mrekullueshme të Thorne. “Kjo unazë duket të jetë një gur mahnitës në qendër në formë dardhe i përshtatur me një aureolë diamanti me një brez prej ari të bardhë që është i theksuar edhe me diamante. Në varësi të cilësisë së gurëve, ne besojmë se kjo unazë mund të shitet me pakicë mbi 65 mijë dollarë”, tha Zehrer.


Mike Fried, gjithashtu vlerësoi se unaza e Thorne “ishte afër 150 mijë dollarë ose më shumë”. “Unaza e fejesës së Bella Thorne është thjesht spektakolare. Unaza përmban një diamant në formë dardhe të rrethuar nga një aureolë me diamante më të vegjël – duke i dhënë asaj shumë madhësi dhe shkëlqim. Diamanti duket të jetë të paktën 4 karat dhe unë do të mendoj që vlera e kësaj unaze unike është afër 150 mijë dollarë ose më shumë”, tha Fried.

Ndryshe, Thorne dhe Mascolo bërë lidhjen e tyre publike në Instagram në qershor të vitit 2019, pas ndarjes së Thorne me reperin Mod Sun. /Telegrafi/

Exit mobile version