Prindërit e pikëlluar të një adoleshenteje të vrarë disa sekonda pasi ajo hoqi rripin e saj të sigurisë për të bërë një selfie janë duke nisur një fushatë për të bindur njerëzit që të mbajnë rripat e tyre në çdo kohë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për prindërit e Kailee Mills, 16 vjeçe, e cila ishte me tre miq në një veturë afër shtëpisë së saj në Teksas, duke shkuar në një mbrëmje kur makina pësoi aksident dhe u rrotullua.
Siç bëhet e ditur më tej, të tre adoleshentët e tjerë, të cilët kishin rripin e tyre të sigurisë, mbijetuan.
“Ne e dimë që nëse ajo do të kishte rripin e saj të sigurisë, ajo do të jetë ende këtu”, tha babai i saj, David.
Kailee – një vajzë “e lumtur”, sipas familjes dhe miqve – ishte në pjesën e pasme të makinës, në momentin e aksidentit, kur grupi kishte qenë në rrugën e tyre për një mbrëmje Halloweeni, tetorin e kaluar.
Prindërit e saj thonë se megjithëse rregullisht ndiqte rregullin në mbajtjen e rripit të saj, ajo e hoqi atë për të bërë një selfie me një nga shokët e saj.
Autoritetet besojnë se shoferi po shpejtonte dhe humbi kontrollin e makinës. /Telegrafi/