Grupi i Partisë së të Gjelbërve gjermane në Parlamentin Evropian i bëjnë thirrje Manfred Weber, kandidatit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) për presidentë të KE-së, që të mbështesë qartë marrëveshjen e Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Manfred Weber, i cili më herët për “Euroaktiv” kishte thënë se, mbështet marrëveshjen e Prespës, menjëherë pastaj kishte mohuar deklaratën dhe tha se mbështeste plotësisht opozitën greke të Kyriakos Mitsotakis dhe se i kuptonte plotësisht “ndjenjat greke” lidhur me çështjen e emrit.
Kjo deklaratë ka shkaktuar pakënaqësi në disa parti politike në Parlamentin Evropian, mbi të gjitha tek të Gjelbërit.
“Weber e vendosi besnikërinë ndaj Demokracisë së Re para dhe përtej të ardhmes së Maqedonisë në Evropë, deklarojnë nga të Gjelbërit.
Sipas tij, sjellja e Manfred Weber nuk i ngjan një personi i cili dëshiron të bëhet president i Komisionit Evropian./Telegrafi/