Telegrafi

“Do të gjejmë zgjidhjen e duhur”, kryetari i Man City zbulon të ardhmen e Guardiolës

Kryetari i Manchester City, Khaldoon Al-Mubarak, ka adresuar thashethemet për largimin e Pep Guardiolës nga klubi.

Në përmbledhjen e tij vjetore të sezonit, Al-Mubarak siguroi tifozët se do të gjejnë ‘zgjidhjen e duhur’ për Guardiolën.

“E kemi pasur këtë bisedë shumë herë më parë, gjatë viteve të kontratës. Pep ka qenë gjithmonë plotësisht i përkushtuar ndaj këtij klubi, plotësisht i përkushtuar për çdo kontratë që ka nënshkruar me ne”, ka thënë fillimisht Al-Mubarak.

“Ky vendim për të ardhmen e tij është gjithmonë një vendim që do ta marrim së bashku dhe nuk kam dyshim se do të gjejmë, si gjithmonë që kemi bërë, zgjidhjen e duhur që funksionon për Pep dhe funksionon për ne”.

Lexo po ashtu Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Al-Mubarak vlerësoi gjithashtu kontributet e Guardiolës në Manchester City.

“Është e vështirë të shprehësh me fjalë atë që Pep i ka dhënë kësaj organizate, këtij klubi. Ju mund të shikoni vetëm rekorde, për hir të historisë dhe atje mendoj se ai ka arritur çdo rekord, pothuajse”.

“Dhe këto janë rekorde që mendoj se do të jetë shumë, shumë e vështirë në të ardhmen për t’i thyer ndonjëherë. Nga fitimi i gjashtë nga shtatë ligat e fundit të Ligës Premier deri tek fitimi i katërt trofeve radhazi, te numri i fitoreve, rekordet vazhdojnë e vazhdojnë me radhë”, përfundoi kryetari i Cityt. /Telegrafi/