Telegrafi

Të gjatët kanë zemër më të shëndetshme?

1930s 1940s SMILING BLONDE...

Hulumtuesit amerikanë pohojnë që ekziston mundësia që ekziston dallimi në biologjinë e njerëzve të gjatë, siç është distanca mes zemrës dhe arteries, e cila do të mund të zvogëlonte ngarkesën e zemrës, transmeton Telegrafi.

“Nga dita në ditë po shqyrtojmë shkaktarët e sëmundjeve dhe dështimeve të zemrës, por gjatësinë kurrë nuk e marr parasysh”, thotë dr. Jeffrey Teuteberg për Reuters.

Dr. Teuteberg shtoi po ashtu se “njerëzit e gjatë edhe më tutje duhet të brengosen për shëndetin e zemrës, gjatësia është diçka që ndoshta mund të luajë një rol të rëndësishëm, por kjo nuk është dëshmuar plotësisht. Po ashtu, njerëzit e shkurtër nuk duhet menjëherë të dëshpërohen, sepse shprehitë jetësore janë ato që janë më përgjegjëset për shëndetin e zemrës”.

Hulumtuesit ritheksojnë që shtypja e lartë, e gjakut, trashësia, mungesa e aktiviteteve dhe diabeti janë fajtorët kryesorë për sëmundjet e zemrës.

Të dhënat kanë ardhur nga 22.000 persona të cilët janë përcjellë si pjesë e një hulumtimi të madh për sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Shkencëtarët kanë filluar t’i përcjellin në të pesëdhjetat e tyre.

Hulumtuesit është dashur të përgjigjen në pyetësorin i cili ka kontrolluar edhe gjatësinë e tyre, peshë dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

22 vjet pas plotësimit të pyetësorit, raporti për dështimet e zemrës kishte në regjistër madje 1444 persona nga fillimi i hulumtimit. Deri tek dështimi i zemrës vjen kur zemra nuk është mjaft e fuqishme të pompojë gjak në pjesët tjera të trupit.

Duke studiuar raportin, u zbulua që personat e gjatë kanë për 24 për qind rrezik më të vogël nga dështimi i zemrës.

Në lartësi, përveç predispozitave gjenetike, ndikon edhe mënyra e rritjes. Futja e varfër e materieve ushqyese, si dhe infeksionet, mund të ngadalësojnë rritën, të çojnë deri tek grumbullimi i pllakëzave në arterie dhe shtypja e lartë e gjakut; të cilat janë të lidhura me dështimin e zemrës. /Telegrafi/