Telegrafi

Të gatuash me lule

Lulet e ngrënshme në fakt mund të përdoren për të realizuar shumë pjata, nga antipastat te pjatat e para, duke kaluar te të dytat dhe te ëmbëlsirat. Ta dini se hamë lule shumë më tepër sesa e mendojmë. Tek e fundit janë lule edhe angjinaret, lulet e kungullit që i përdorim zakonisht të skuqura.

Dhe meqë është kështu, pikërisht tani është koha për t’ju treguar më shumë për këto bimë sa të bukura, aq të shijshme dhe me vlera…

Kuzhina me lule parashikon kombinime të ndryshme nga ato mjaft të njohura siç mund të jenë oriz me vjollca, pulë me aguliçe, te ato mjaft të sofistikuara dhe që mund të përdoren për raste të veçanta sikurse rizoto me petale trëndafili apo ragu me mish dhe lule që është një ragu e zakonshme me mish të cilës në fund të gati mit i hidhen petale trëndafili, karafili dhe luledielli.

Të gatuash me lule do të thotë të mbani parasysh disa gjëra:
▪ në rastin kur përdorim lule fushe (Iuleradhiqet ose margaritat për shembull), është e nevojshme t’i mbledhim ato në zona larg smogut; përndryshe me mirë të përdorni lule të kultivuara në kopshte dhe jo në sera pra jo të trajtuara me kimikate, antiparazitë ose ushqyes
▪ para përdorimit duhet t’i lani mirë me ujë të ftohtë dhe të shikoni me kujdes që të mos kenë insekte në brendësi, t’i thani me kujdes me pece të pastra, të bardha dhe të buta.

Një tjetër kombinim interesant mes luleve dhe ushqimit tradicional është ai mes filetë me lule purqark, natyrisht tuli i viçit pritet në feta shumë të holla, marinohet në vaj, limon, kripë dhe piper, mbulohet me lule purqarku, një bimë e bukur kacavjerrëse që lulëzon në fillim të verës.

Nëse për pjatat e para dhe të dyta ju kemi dhënë ndonjë ide të kuzhinës me lule, s’ka se si të mungojnë në renditje edhe antipastat dhe ëmbëlsirat; për t’i shërbyer si antipastë ose aperitiv janë ideale lulet e rozmarinës.

Pudingu me livanda të freskët
Si ëmbëlsirë është veçanërisht i shijshëm pudingu me livanda të freskët që përgatitet duke i shtuar panës dy lugë me livanda të freskët që lihet të pushojë për të proceduar më pas me përgatitjen normale të budingut të cilit i shtohen edhe dy lugë xhelatinë. Natyrisht këto janë disa pjata që mund të realizohen me lule por kuzhina me lule është mjaft e gjerë; nuk duhet harruar fakti se përveçse të shijshme, shumë prej luleve janë edhe të shëndetshme: disa janë tretëse të mira, të tjerat kanë veti antibiotike ose luftojnë stresin dhe lodhjen. /Telegrafi/