Site icon Telegrafi

Të gatshëm për t’i shkaktuar humbje Kumanovës

Pejanët tashmë janë futur në një seri të fitoreve. Basketbollistët e Pejës pas fitores së fundit kundër Levskit, të njëjtën gjë synon ta bëjë edhe në duel me Kumanovën.

Drilon Hajrizi, njëri ndër basketbollistët kryesor të Pejës, në një bisede për KosovaPress, është shprehur optimist se skuadra e tij do ta gjunjëzoi edhe Kumanovën.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen kundër Kumanovës. Ne jemi në një seri të lojërave të mira dhe shpresoj se do të vazhdojmë më këtë formë edhe në këtë ndeshjen e radhës dhe jam i bindur se do ta fitojmë edhe duelin kundër Kumanovës”, ka thënë Hajrizi.

“Kumanova vërtetë ka skuadër shumë cilësore, por jam i bindur se ne do t’i revanshohemi për humbjen e pësuar në ndeshjen e parë. Peja ka mposhtur skuadra edhe më të forta se Kumanova, andaj jam i bindur se ne do t’i gëzohemi fitores së radhës”, ka theksuar Hajrizi.

Ballafaqimi ndërmjet Pejës dhe Kumanovës nis në orën 19:15. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version